Fotot e një automjeti në ndarë në mes pas një aksidenti po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket një Audi Q7 e bërë ‘copash’ por thuhet se shoferi ka dalë thjesht me disa plagë të lehta.
Aksidenti i frikshëm thuhet të ketë ndodhur në Rusi ndërsa shoferi po ecte me mbi 200 km në orë.
Sado e pabesueshme që të duket, shoferi jo vetëm që mbijetoi, por edhe doli vetëm me disa lëndime të lehta.
Mediat vendase raportojnë se shoferi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një shtyllë./express/