Vetura super luksoze që kushton mbi 1 milion euro

Edhe pse Bently si markë është super luksoze, kjo si duket nuk mjafton për Mulliner, të cilët kanë prezantuar një model limited edition ekskluziv, të cilin do ta lansojnë në fund të këtij viti.

Me çmimin e kërkuar prej 1.3 milionë euro, ky model do të bëhet vetura e re më e shtrenjtë në botë që mban logon Bently.

Për shkak të kërkesës së konsumatorëve për të pasur një Bently unik e special, VW Group është duke krijuar këtë model për t’u ofruar njerëzve atë që dëshirojnë, përcjell albinfo.ch.

Detajet e veturës tani për tani ende nuk dihen, por dihet se do të prodhohen vetëm 10 copa të këtij modeli.