Një aksident trafiku është shënuar këtë mëngjes në autostradën Lushnje-Fier, në dalje të rrethrrotullimit të Kolonjës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një grua rreth 65-vjeçare.
Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për humbjen e kontrollit të drejtueses mbi mjetin që ka shkaktuar dhe daljen nga rruga me shpejtësi të lartë.
Policia e qarkullimit rrugor ka dal në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po merret dhe me situatën e trafikut rrugor tepër të ngarkuar. /Klankosova.tv









