Vetura ngec në shinat e trenit – qytetarët ndërhyjnë në Kroaci

Një automjet i markës Mercedes ra sot në pjesën e hapur të shiritit të tramvajit pranë Stacionit Qendror të Zagrebit.

Radio Sljeme publikoi një video të ngjarjes në faqen e saj në Facebook.

Në video shihet se shoferit i erdhën në ndihmë një punonjës i Transportit Publik të Zagrebit(ZET) dhe kalimtarë të rastësishëm.

Punonjësi i ZET-it fillimisht vendosi gurë nën gomën e përparme, pastaj, së bashku me kalimtarët, shtyu veturën.

Ndërsa njerëzit shtynin, shoferi shtoi gaz dhe arriti, me disa vështirësi, ta nxirrte automjetin.

Ndryshe, shinat janë të hapura për shkak të punimeve ndërtimore.