Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Gjyrkovc në drejtim të fshatit Koshare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka dhënë detaje për “Front Online”.
Veseli ka deklaruar se si pasojë, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë.
“Më datën 19.09.2025 rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku të përfshira ishin një veturë me targa vendore dhe një biçikletë. Aksidenti ka ndodhur gjatë qarkullimit në të njëjtin drejtim nga Gjyrkovci në drejtim të fshatit Koshare, ku vetura ka ka goditur biçiklistin. Si pasojë, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat po merren me rastin. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, u shpreh ai.