Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se sot në mëngjes është vetëvrarë në Malishevë.
Bëhet fjalë për të ndjerin S.Z, 32-vejcar i cili është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij, transmeton Indeksonline.
“Gjithashtu sot në mëngjes rreth orës 07:00 të mëngjesit, nga ana e policisë, Prokuroria ka pranuar informatën se në fshatin Senikë, Komuna e Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë, ku i ndjeri S.Z., 32 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij”, njofton Prokuroria.
Prokurori i Shtetit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes , dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë, është dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.