Vetëvendosje shpenzoi 1.7 milion euro në kërkim të 500K votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar ditë më parë shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Këto shpenzime përfshijnë periudhën Janar-Mars 2025.

 

Me vota dolën të parët, e as me shpenzime nuk ua kalon kush.

Lëvizja Vetëvendosje, në 3 muajt e parë të vitit ku hynë fushata e zgjedhjet, harxhuan më tepër se 1 milion e 700 mijë euro.

Mes tjerash në raportin e publikuar nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve del se u shpenzua goxha edhe për informim publik, afro 473 mijë euro.

Nga 1 janari deri më 31 mars, për këtë parti dhanë donacion para mbi 32 mijë euro. Mes emrave figuron zv/kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, me 300 euro.

  • Pagat: 271,877.52 euro

  • Mallëra dhe shërbime: 1,446,042.59 euro

  • Shpenzimet e udhëtimit:  27,475.68 euro

  • Shpenzimet e udhëtimit brenda vendit: 27,475.68 euro

  • Shërbime të telekomunikimit: 18,067.01 euro

  • Mobilje dhe paisje tjera: 8,749.80 euro

  • Blerje të mallrave: 604,135.00 euro

  • Lëndë djegëse: 111,278.02 euro

  • Qiraja: 122,380.00 euro

  • Shpenzime të marketingut: 472,986.00 euro

  • Të tjera shpenzime: Shuma të tjera të cilat nuk janë specifikuar në detaje.

Shumë më pak se këta që deri tash qenë në pushtet, shpenzoi subjekti i dytë në periudhën e njëjtë. Partia Demokratike e Kosovës, i harxhoi mbi 360 mijë euro.

Tjerët nuk kursyen për subjektin që në disa raste ia dhanë edhe afër 10 mijë, e që për 3 muaj krejt u mblodhën më tepër se 182 mijë euro.

Si u rëndit në vota, Lidhja Demokratike vend mori edhe në shpenzime që arritën në pak më shumë se 155 mijë. Nga lideri, Lumir Abdixhiku, e deputet, e jo vetëm, partisë iu dhanë më shumë se 73 mijë euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 3 muaj harxhoi mbi 67 mijë euro, e pranoi donacion më shumë se 23 mijë.

Shifra marramendëse| Vetëvendosje shpenzoi mbi 1.7 milion euro në tre muajt e parë të këtij viti