Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka rinisur sot zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK)”.
Në këtë drejtim, Vetëvendosje thotë se do të kërkojnë mbështetjen e grupeve tjera parlamentare.
Në ndërkohë, lajmin e ka kumtuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu në rrjetin social “Faccebook”, e cila ka thënë se këtë herë do t’i mbledhin të gjitha nënshkrimet e duhura.
“Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten” ka shkruar ajo ndër të tjera.