Vetëvendosje refuzon t’i hapë rrugë zgjidhjes – insiston në Albulena Haxhiun

Vetëvendosja nuk do ta ndërrojë Albulena Haxhiun si propozim të sa për Kryetare të Kuvendit, ani pse nuk ka shumicë parlamentare për ta zgjedhur atë. Kështu bëri të ditur sërish pjesëtarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila; ndërsa se pse nuk i kanë numrat dhe nuk mund ta zgjedhin, për të nuk përbën problem.

“LVV njëmend nuk e ndërron propozimin, por tanimë çështja është kuorumi për votimin e fshehtë dhe jo Albulena. Në kundështim me pikën 128 të aktgjykimit të GjK nga viti 2014, nesër opozita do ta pamundësojë kuorumin për herën e 17!”, tha ajo.