Lëvizja Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve në Dragash do ta përkrah kandidatin e LDK-së, Bexhet Xheladinin.
Kështu u bë e ditur nga dega e LDK-së në Dragash përmes një postimi në Facebook.
“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr. Na priftë e mbara!“, thuhet në njoftimin e tyre.