Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Postimi i Albulena Haxhiut:

Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu.