Vetëvendosje garoi në 12 komuna në balotazh, në veç 4 po fiton

Lëvizja Vetëvendosje garoi në 12 komuna në balotazh, por duket që partia e Albin Kurtit, veç në katër po del e para, raporton Klankosova.tv.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), VV e Kurtit ka dalë e para në Gjilan, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut dhe Obiliq.

Ndërsa humbi në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Kaçanik, Rahovec, Viti dhe Vushtrri, sipas rezultateve preliminare, që akoma nuk janë numëruar në disa prej tyre 100%./Klankosova.tv

 

The post Vetëvendosje garoi në 12 komuna në balotazh, në veç 4 po fiton appeared first on Klan Kosova.