Vetëvendosje dënohet me 5 mijë e 100 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë e 100 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në Komunën e Podujevës.

Kjo është konfirmuar në vendimin e fundit nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresë të datës 16 nëntor.

Ky panel ka vendosur për ankesën e paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëvendosje obligohet që dënimin ta paguajë në afat prej 15 ditësh.

PZAP ka refuzuar ankesën e LDK-së ku ka kërkuar që Vetëvendosjes t’i shqiptohet gjobë për thyerjen e heshtjes zgjedhore në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë dhe Gjakovë.