35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – për një seri shkeljesh, e më së shumti për gjuhë dhe nxitje të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë.
Në mesin e ankesave të bazuara që çuan në gjobitjen e Vetëvendosjes është edhe ankesa se në tubimin e tensionuar në Skenderaj u ngritën ”tre gishta lartë, gjest i cili është simbol eksluziv serb, i cili në tri vitet e fundit ka marrë ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan”.