Vetëvendosja “asnjë provë të vetme” për votat e Hamzës, PZAP ia rrëzon ankesën e përçudshme

 

Asnjë provë të vetme…supozime…e pabazuar.

Kështu e gjeti verdiktin e vet ankesa më e përçudshme deri më sot e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me kërkesën për rinumërim të mbi 40 vendvotimeve në lidhje me votat e Bedri Hamzës të PDK-së.

Në ankesë Vetëvendosja vendvotimet i shkroi krejt “në Skenderaj” ndërsa asnjë prej tyre nuk ishte në Skenderaj – për çka del të ketë dërguar plotësim të ankesës, se ky ishte “një gabim teknik…i përvjedhur”.

E paargumentuar, e pabazuar – rrjedhimisht “refuzohet”, ishte vendimi i PZAP-së karshi kësaj ankese të LVV-së, që bërtiste qëllim tjetër: thjesht shtyrje indefinitivisht të certifikimit të rezultatit.

Qe qysh rodhi situata komike…

Dikush në PZAP do ta gjejë veten të djersitur dhe të provojë të mbajë frymën nga sikleti prej çfarë ankese kishte deponuar Lëvizja Vetëvendosje.

Pikësëpari ankesa kërkonte rinumërim të mbi 40 vendvotimeve “në Skenderaj” ndërsa asnjëra prej tyre nuk ishte në Skenderaj.

Rinumërimi në ato vendvotime, sipas tyre, duhet të bëhet sepse Bedri Hamza në ato vendvotime ka marrë “94 deri në 100%” të votave…mbajeni frymën…të vetë PDK-së,

Kjo në vendvotime ku PDK del të ketë marrë nga 5 deri në 10% të votës.

Dhe ky “94-100%” i Hamzës në ato vendvotime me 5-10% të PDK-së, simbas ankesës tyre, nuk përkon me trendin e gjithmbarshëm vendor…

Kemi të bëjmë me vendvotime ku PDK ka marrë 10 vota, 21 vota, 7 vota – si në disa në Deçan (etj.) në vendvotimet “0101/01…02…04”.

Se aty s’ka asgjë parimore dhe të sinqertë vërehet qysh në start – por, se qëllimi të bërtet për një thjesht përzgjatje rtë sforcuar deri në absurd me arsye moscertifikimim e rezultateve finale nga KQZ.

Shembulli 1: në Deçan

Tri vendvotime në Deçan ku është ankuar Vetëvendosja për votat e Bedri Hamzës.

0101/01 – PDK 21 vota – Bedri Hamza 20 vota (95.24%)

0101/02 – PDK 11 vota – Bedri Hamza 11 vota (100%)

Dhe për të treguar se këtu s’ka gjë parimore 0101/03 është mënjanuar.

Edhe pse aty edhe aty i ka “100% të votave”, përkatësisht nga 7 vota të PDK-së, Bedri Hamza i ka marrë 7 vota..

Vazhdon…

0101/4 – PDK 10 vota – Bedri Hamza 10 vota.

0102/04 – PDK 13 vota – Bedri Hamza 13 vota

Edhe të tjerat vendvotime të ankimuara janë të së njëjtës vijë…mbi 40 sosh…

Sallahu dhe Rama…

Kur s’kishin mbetur më asnjë orë e gjysmë të afateve ligjore për ankesa për t’u kaluar nga shpallja e rezultateve prej KQZ-së në certfikimin final të rezultateve nga KQZ: enter Blerim Sallahu dhe Alim Rama.

Tre ankesa në PZAP i dërguan – me më së shumti theks kontestimin e rezultateve të votave me postë të LDK-së në diasporë.

Kjo pasi trendi i agresiv prej 80% të votave për VV-në në ambasada dhe konsulata, u relativizua nga ai i LDK-së me 30% në votat me postë.

VV pretendon koncentrim dhe kanalizim të votës së brendshme të LDK-së në disa krerë – madje duke shkuar aq larg saqë në kërkesën për anulimin e 18 mijë votave të LDK-së në diasporë, po ashtu të eliminohet nga lista Hysen Çekaj.

“Sot Vetëvendosje kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër duhet të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve.

Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së. Të ketë rivotim të sërishëm të votimit me postë. Kandidatët që kanë marrë votë pakrahasiisht më shumë me postë se sa në Kosovë, të largohen nga lista, dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë”, kërkoi Blerim Sallahu.

Ditë më parë KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, ndërsa tash PZAP brenda 96 orësh duhet të merr vendim për ankesat dhe pastaj mund të kontestohen edhe njëherë në Supreme, për t’u krijuar mundësia, nëse krijohet, që rezultatet të certifikohen përfundimisht.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili kërkoi udhëheqje të re për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Sipas Mushkolajt, reagimi i Hotit tregon problemet brenda partisë, të cilat, sipas tij, kanë nisur që në kohën e hartimit të listave zgjedhore. “Pakënaqësitë mendoj se kanë lind shumë më herët, të paktën në kohën kur u bën listat zgjedhore, kur u hartuan ato Hoti u rendit i 13-ti, ndërkohë që të tjerë kanë mundur të jenë më pak meritor sesa ky me kontribut në LDK u renditën më përpara. Unë mendoj se problemi kryesor, ishte renditja e zonjës Kica – Xheleli në listën zgjedhore, edhe pakënaqësitë e zotit Hoti dhe të tjerëve kanë qenë për këtë arsye”, ka deklaruar ai në Debat Plus. Ai ka theksuar gjithashtu se pakënaqësitë nuk kanë qenë vetëm për listat, por edhe për mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore. “Zonjës Kica – Xhelili iu rezervua numri tre në listën e LDK-së, ndërkohë që të tjerët u vendosën pas saj. Zëra të pakënaqësisë brenda LDK-së ka pasur edhe me fushatën zgjedhore, me pretendimet se Abdixhiku se e ka personalizuar fushatën, që pak a shumë mendoj se kanë pasur të drejtë. Kemi parë një fushatë të personalizuar qysh prej sloganit të fushatës e tutje”, ka deklaruar tutje Mushkolaj.