Veterani i UÇK-së që u përplas me Fitore Pacollin, lirohet pas inicimit të rastit për “kanosje”

Pamjet që qarkulluan më herët në rrjetet sociale treguan një veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili iu afrua tavolinës ku po qëndronte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një kafene, duke i kërkuar që t’ia paguajë faturën në shenjë proteste.

Ky veprim erdhi pas raportimeve për përfitimin e shumave të mëdha të parave nga buxheti i shtetit nga familjarët e deputetes Pacolli.

Ndërkohë, veterani i identifikuar si Agim Pllashniku është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Krasniqi, i cili tha se ndaj tij ka filluar hetimi për kanosje.

“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’ dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë.”, tha ai.

Veterani i UÇK-së i thotë “hajne”, Fitore Pacolli i çohet në këmbë: Unë s’tutna