Protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 16 nëntor në ora 13:00.
Lokacioni do të jetë, para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Kështu bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së Hysni Gucati, gjatë një konference të mbajtur për media.
Kjo është protesta e katërt, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës, njofton Klankosova.tv.










