Veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë Kurti

Kryetari i OVL- UÇK, Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku ka paralajmëruar protesta kundër pushtetit të Kurtit.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme.”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10161422554397720?ref=embed_post