“Vetëm Zoti mund të më gjykojë”… Ibrahimovic fshin tatuazhin më ikonik, kthesë e bujshme në jetën e tij?

Ka momente në jetë, që shënojnë një ndryshim të madh, një kapërcim personal. Për Zlatan Ibrahimovic, ky duket të jetë njëri prej tyre. Ish-sulmuesi legjendar, sot këshilltar i pronarëve të Milanit dhe figurë kyçe te “RedBird”, ka vendosur të heqë një nga tatuazhet më të famshëm të tij: “Only God Can Judge Me” – “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”.

Një frazë që për vite të tëra ka mishëruar mentalitetin e tij sfidues, individualist dhe të mbushur me ego, por që tani duket se nuk e përfaqëson më. Në një postim në Instagram, Zlatan ndau me 63 milionë ndjekësit e tij procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazhit me lazer, me pamje ku ai shfaqet duke shtrënguar një top antistres, ndërsa buzët e shtrënguara dëshmojnë dhimbjen.

Pse e bëri? Zlatan nuk ka dhënë një arsye të qartë, por simbolika është e fortë. Heqja e këtij tatuazhi mund të përfaqësojë fundin e një etape ku ai e shihte veten mbi çdo kritikë, një epokë ku e vetmja “gjykatë” që pranonte ishte ajo hyjnore.

La scritta "Only God Can Judge Me" sul fianco sinistro di Ibrahimovic

Pas një sezoni të fundit shumë të vështirë te Milani, ku për herë të parë nuk munguan kritikat, madje edhe nga tifozët që e kishin kthyer në mit kuqezi, ndoshta edhe Zlatan e ka kuptuar se askush nuk është imun ndaj gjykimit të të tjerëve.

Nuk mungojnë as komentet ironike. Disa fansa besojnë se mesazhi është akoma më ekstrem; as Zoti nuk e gjykon dot më Zlatanin… Një kthesë personale apo mesazh për botën? Nga një figurë që e ndërtoi karrierën mbi vetëbesim absolut dhe deklarata të forta, ky gjest mund të shënojë një pastrim simbolik.

Suedezi nuk do të shpërfaqet më si “perëndia” e paprekshme e futbollit, por një njeri që, në moshën 43-vjeçare, ndoshta po pranon se fuqia e vërtetë qëndron në vetëdijen dhe përulësinë, jo në mospërfilljen totale. Në fund, ndoshta Zlatan nuk po heq thjesht një tatuazh; por një pjesë të vjetër të vetes.

La schiena completamente coperta di tatuaggi di Zlatan Ibrahimovic

The post “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”… Ibrahimovic fshin tatuazhin më ikonik, kthesë e bujshme në jetën e tij? appeared first on Telesport.