Kënga “Ma kthe”, super bashkëpunim i realizuar nga Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj ka marrë hiç më pak se një milionë shikime vetëm dy ditë pas lansimit.
E këtij suksesi i është gëzuar këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
“1 milion shikime. Wow … Ju s’jeni normal! Një million herë play, një million herë dashni. Falemnderit për gjithë energjinë, komentet, ndarjet, për çdo second që keni ndarë me këtë këngë. Kjo s’është thjesht një milestone- është një moment ku ndjej që ju jeni me mua, edhe kur nuk ju shoh. Ju dua fort, e mezi pres t’ju jap akoma më shumë muzikë që flet prej shpirtit. Let’s keep going up!”, ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram./Insajderi.org

