Vetëm De Ligt e kalon si mbrojtës, Cancelo ka xhiruar 145 milionë euro transferime

Joao Cancelo rikthehet në La Liga. Në moshën 31-vjeçare, ai ka mbi një dekadë në futbollin profesionist. Debutoi me Benfica dhe më pas u huazua te Valencia, duke kaluar në total përmes 8 klubeve me një kosto prej rreth 145 milionë eurosh. Transferimi te Barcelona është huazimi i tij i pestë. Pas disa ndeshjeve me Benfica, ishte Valencia që pagoi 15 milionë për të. Fillimisht ishte zëvendësues i Antonio Barragán, por më pas u bë protagonist.

Pas tri sezonesh në “Mestalla” shkoi tek Interi në huazim. Zikaltrit kishin një opsion blerjeje prej 35 milionë eurosh, që nuk u aktivizua. Më pas, Juventusi pagoi 40 milionë, duke e përdorur si mbrojtës krahu. Më pas u transferua te Manchester City për rreth 65 milionë (përfshirë Danilo). Atje fitoi Champions League, luajti edhe si mbrojtës i majtë, teksa u rikrijua nga Guardiola.

Pas huazimit te Bayerni, verën 2024, u huazua te Barcelona. Opsioni i blerjes prej 25 milionë euro nuk u realizua dhe për të njëjtën shumë shkoi tek Al Hilal. Pas një viti e gjysmë, rikthehet te Barcelona, duke u bërë mbrojtësi që ka lëvizur më shumë para në histori. Vetëm Matthijs de Ligt e kalon me rreth 200 milionë euro transferime në total.

La infografía sobre Joao Cancelo

The post Vetëm De Ligt e kalon si mbrojtës, Cancelo ka xhiruar 145 milionë euro transferime appeared first on Telesport.