“Vetëm Cristiano Ronaldo mund të krahasohet me Rafa Leao-n për nga talenti”, vjen deklarata e bujshme nga njeriu që e njeh më mirë se kushdo

Milan fitoi 1-0 ndaj Lazio-s fundjavën e kaluar falë golit të Rafael Leao. Portugezi është kthyer në një lojtar vendimtar tashmë te kuqezinjtë dhe me siguri do të jetë një pikë e fortë në garën për titullin kampion këtë sezon.

Ndërkohë, ish-trajneri i tij te moshat e Sporting Lisbonës, Tiago Fernandes, e ka ngritur “në qiell” portugezin e Milanit, madje duke e krahasuar atë me legjendën Cristiano Ronaldo.

“E kam stërvitur Leao-n që nga mosha 12-vjeçare praktikisht në çdo grupmoshë në ekipin e të rinjve të Sporting. Në Lisbonë, vetëm Cristiano Ronaldo kishte të njëjtin talent në atë moshë. Ai është padyshim lojtari më i mirë që kam pasur ndonjëherë.

Leao mund të luajë kudo dhe për klubet më të mira në botë. Është emocionuese ta shohësh të shkëlqejë në “San Siro”. Orët e shumta të punës së palodhur në fushë shpërblehen. Ne të dy ishim shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin dhe jam vërtet i lumtur që ai është një yll për një klub të madh si Milani.

Skuadra e Allegrit është perfekte për të nxjerrë në pah cilësitë e tij. Jam i bindur se ai do të shënojë shumë gola këtë sezon dhe do të jetë i lumtur”, tha Fernandes në një intervistë të fundit për TMW.

The post “Vetëm Cristiano Ronaldo mund të krahasohet me Rafa Leao-n për nga talenti”, vjen deklarata e bujshme nga njeriu që e njeh më mirë se kushdo appeared first on Telesport.