Vetaksident në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”

Një veturë është rrokullisur në hyrje të autostradës drejtimi nga Fushë Kosova.

Policia është deklaruar lidhur me këtë vetaksident që ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Ngjarja konkretisht ka ndodhur në Bresje (në segmentin Bresje-Veternik).

Zëdhënësi Bajram Krasniqi, ka thënë se nuk ka të lënduar në këtë rast.

“Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në Bresje (segmenti Bresje-Veternik). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, deklaroi ai.