Sonte në një vetaksident në Qungur të Pejës ka vdekur shoferi i automjetit.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i rajonit të Pejës nga Policia e Kosovës, Driton Rugova.
Konfirmimi i tij i plotë:
Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal Pejë.