Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Drejë të Istogut, ku vetura ka ‘fluturuar’ mbi urë.

Në bazë të informacioneve të para nga vendi i ngjarjes dy persona janë në gjendje kritike ndërsa dy të tjerë janë në gjendje me të lehtë, raporton Istogu Channel.

Policia dhe ndihma mjekësore me stafin shendetësor janë në vendin e ngjarjes duke u dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve!