Kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, për mëngjesin e sotëm.
Sipas një njoftimi të zyrës për media të Kuvendit, konferenca do të mbahet sot (e enjte), në orën 10:00.
Kjo konferencë vjen pas akuzave për 200 mijë euro të përmendura në videot e të arrestuarve për fajde.