Veseli takon Apostolovën, flasin për zhvillimet politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Lideri i PDK-së, e informoi Apostolovën për qëndrimet e PDK-së si lidere e opozitës së ardhshme.

“Gjatë takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Znj. Apostolova diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat që na presin. Theksuam se procesi ishte në përputhje më standardet më të larta të demokracisë duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona. Partia Demokratike do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër të veprimtarisë të saj zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.