Veseli: Pati defekte brenda institucioneve, nuk do të përsëritën më
Ka përfunduar takimi i liderëve shtetërorë, i cili është mbajtur në periferi të Prishtinës.
Ky takim në të cilin kanë marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli dhe zyrtarë të tjerë, është mbajtur pas ngjarjeve të djeshme, ku u patën arrestuar disa zyrtar të kolegjit “Mehmet Akif”.
Pas këtij takimi, kryeparlamentari Veseli ka thënë se kjo që ka ndodhur dje nuk do të përsëritet më.
“Dua të sigurojë të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që qëndrojnë në Kosovë, se nuk do të ndodhë më asnjëherë kurrë diçka e tillë. Ka qenë gabim, e dëmshme për qytetarët, dhe të njëjtën kohë po marrim të gjitha masat që të shkojmë deri në fund kësaj teme”, ka thënë Veseli.
Përpos Veselit, asnjëri nga zyrtarët shtetërorë nuk ka folur për medie, madje presidenti Hashim Thaçi është larguar para se të përfundojë takimi.