Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA dhe bazën e “Bondsteel” mund të bie, raporton Ekonomia Online.
Veseli në një deklaratë për media nga Mitrovica tha se disa e kanë marrë individualisht çështjen e tarifës dhe për këtë ai tha se gjitha vendimet do të merren bashkërisht dhe të gjithë do të jenë në mbrojtje të vendit.
Këto komente ai i bëri pasi morri pjesë në lansimin e Programit Financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e bizneseve fillestare-“Start-up” në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
“Serbisë kemi me iu përgjigj si e meriton edhe me tarifa e reciprocitet mos me marr këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa disa e kanë marrë shumë individuale ju kujtohet kur i kam thënë Avdullahit o Avdullah lena edhe neve ta mbrojmë Kosovën”.
“…kështu që edhe tjerët ta mbrojmë gjitha bashkërisht a më shumë e mbrojnë Mitrovicën qytetarët e Mitrovicës e Kosovën qytetarët e Kosovës të gjitha bashkërisht ne si politikan e kemi obligim me iu përgjigj Kushtetutës qytetarëve dhe kufjeve në fuqi”, tha Veseli.
“O të gjitha qeveritë munden me ec për atë punë për sa shkon Bondsteel, kështu po ua them unë jam tërheq nga ky debat po më vije turp për faktin se si po e trajtojnë qytetarin tonë nuk bën kështu kemi obligime Kushtetuta është edhe sovraniteti e integriteti territorial mbrohet nga qytetarët e vendit dhe nga institucionet e Kosovës sa për atë punë çdo qeveri ec para se me ec amerikanet”, tha Veseli.