Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, me rastin e fillimit të “Javës për Personat e Pagjetur”.
Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do të mund t’i shmanget llogarisë për këtë.
“Ne nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi dhe të vërtetën për qytetarët tanë të pagjetur. Serbia kurrë nuk do të mund t’i shmanget llogarisë për këtë”, ka shkruar Veseli në Facebook.