Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli po e thotë fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë.
Gjatë fjalës së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Veseli ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë ligjore dhe se nuk ka asnjë provë që ai ka kryer krime të luftës.
Po ashtu ai tha se liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë.
“Në fund të gjykimi tim po iu drejtohem për të theksuar një pikë të vetme. Gjykata duhet em çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. Kyu është kontributi i saj i madh, ky është edhe shkaku pse iu bashkova mijëra grave e burrave që u bashkuan në UÇK dhe pse i kam shërbyer gjithë jetës sime vendit tim, që bota ta njoh të vërtetën për popullin tonë. Kam besuar se popuilli i Kosovës si çdo popull tjetër në botë kishte të vërtetën për të jetuar në liri me dinjitet. Kurrë nuk kam besuar se dhuna, urrjetja e hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes të ndershëm, urrejtja është vetëm një formë tjetër e robërisë, liria nuk mund të arrihet nga padrejtësitë.
Një kauzë per drejtësi nuk mund të udhëhiqet me mjete të padrejta. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhueshëm të shtetit serb. Por, burrat, gratë, fëmijët, përballeshin me frikë e pasiguri. Unë e di çfarë do të thotë të jesh i pambrojtur, kjo është një përvojë që nuk ia dëshiroj askujt. Por më mësoi një të vërtetë thelbësore. Disa mund të pysin a janë vetëm fjalë këto, përgjigja ime sot është e qartë, jo vetëm në fjalët e mija por në provat e paraqitura para kësja gjykate. Pas dekadash hetimesh nuk ka asnjë provë që të tregoj s ekam kryer ndodnjë krim. Nuk është provar asnjë krim. Sa i përket pjesëmarrjes sime në luftë, si i ri kam dëshiruar një jetë të thjeshtë por të gjitha të drejtat na janë mohuar. E vërteta e asaj se çfarë po ndodhet dihet botërisht. Serbia kërkonte kontrollin mbi të gjithë popujt e ish-jugosllavisë që çoi drjet shkatërrimit të saj. Në vitet e 90-ta u detyrova të largohem nga Kosova por derisa jetoja në një vend të lirë, gjendja në Kosovë u shndërrua në mohim të shumicës, pas marrëveshjes së Dejtonit shqiptarët mbetën të përjashtuar, por jetonin nën kërcënim e represcion”, tha Veseli.










