,

Veseli: Institucionet duhet pastruar nga abuzuesit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar masa drastike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përmbyllje të projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe realizuar nga forcat italiane Carabinieri që kanë mbështetur Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër dukurive negative, Veseli tha se Kosova ka shënuar progres por do të vazhdojë edhe më fuqishëm të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, njofton kumtesa.

Ai tha se në cilën matje të opinionit publik rezulton se qytetarët e Kosovës ndjehen thellësisht të brengosur me korrupsionin, me nepotizmin dhe klientelizmin në institucionet publike, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të veprohet kundër këtyre dukurive negative, pasojat e të cilave janë të shumëfishta.

Veseli tha se institucionet e shtetit duhet të pastrohen nga abuzuesit.

“Hajnat e kanĂ« vendin nĂ« bankĂ«n e tĂ« akuzuarve, e jo nĂ« shtet. IndividĂ«t me pĂ«rgjegjĂ«si zyrtare, qĂ« nĂ« vend tĂ« luftimit tĂ« krimit tĂ« organizuar, kanĂ« zgjedhur tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me tĂ«, ju them se nuk do tĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« mĂ« tutje. Do t’i ndalim. Kushdo qofshin ata. PavarĂ«sisht pĂ«rkatĂ«sive partiake apo etnike”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit shtoi se qytetarët e këtij vendi nuk kanë luftuar për të krijuar një shtet që në mënyrë të paligjshme favorizon disa, duke zvogëluar shanset për të tjerët.

“Ne kemi zgjedhur tĂ« jetojmĂ« nĂ« ekonominĂ« e lirĂ« tĂ« tregut dhe kjo nĂ«nkupton krijimin e njĂ« elite ekonomike, por kjo elitĂ« duhet ta zhvillohet nga sipĂ«rmarrja e ligjshme dhe prodhimi i sektorit privat, e jo pĂ«rmes zhvatjes sĂ« pasurisĂ« publike, familjarizimit tĂ« posteve publike dhe keqpĂ«rdorimit tĂ« tyre. Duhet ta themi haptas: tĂ« korruptuarit janĂ« aleatĂ« nĂ« pasoja me SerbinĂ«. Pse e them kĂ«tĂ«? Dhe çka do tĂ« thotĂ« ‘aleatĂ« nĂ« pasoja’? NĂ«se Serbia po pĂ«rpiqet me tĂ« gjitha mjetet tĂ« dĂ«mtojnĂ« shtetĂ«sinĂ« e KosovĂ«s nĂ« planin ndĂ«rkombĂ«tar, mentaliteti korruptiv Ă«shtĂ« duke e dĂ«mtuar integritetin e brendshĂ«m tĂ« shtetit tĂ« KosovĂ«s”, tha Veseli.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka dhënë shumë njerëz dhe ka bërë shumë sakrifica, prandaj askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të shtetit dhe ta marrë shtetin me vete. Shteti, siç tha ai, u takon vetëm qytetarëve.

“Kosova nuk ka rini pĂ«r tĂ« humbur, as nĂ« lindje as nĂ« perĂ«ndim. PartnerĂ«t tanĂ« tĂ« BE-sĂ« tĂ« mos i marrin tĂ« rinjtĂ« tanĂ« vetĂ«m si punĂ«torĂ«, por tĂ« lejojnĂ« liberalizimin e vizave. Nuk jemi as mĂ« tĂ« mirĂ«, por as mĂ« tĂ« kĂ«qij se ju. Jemi evropianĂ«, por fati historik na ka lĂ«nĂ« prapa. Nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ« e askujt tĂ« na thotĂ« se jemi evropianĂ« tĂ« rangut tĂ« dytĂ«. Liberalizoni vizat dhe ne po ashtu do tĂ« marrim pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« tona”, theksoi Veseli.

Related Posts