Kadri Veseli thotë se e ndjeu moralisht që të kthehej në Kosovë gjatë luftës, pasi populli po jetonte nën kërcënim.
Ai tha se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj popullit të tij.
“E vërteta e asaj se çfarë po ndodhet dihet botërisht. Serbia kërkonte kontrollin mbi të gjithë popujt e ish-jugosllavisë që çoi drejt shkatërrimit të saj. Në vitet e 90-ta u detyrova të largohem nga Kosova por derisa jetojna në një vend të lirë, gjendja në kosovë u shëndrrua në mohim të shumicës, pas marrëveshjes së dejtonit shqiptarët mbetën të përjashtuar, por jetonin nën kërcënim e represcion. Tragjedia në Prekaz nuk ka qenë një akt i izoluar por vazhdim i masakrave, akte të tilla terrori tejkaluan frikën e një populli. Terrori dhe masakrat si ato në Serbrenicë filluan edhe në Kosovë. Për mua jeta kishte kuptim vetëm nëse populli im të jetonte në liri, prandaj u ktheva në Kosovë. Ndjeva detyrim moral, sepse nuk mund të qëndroja indifirent me popullin tim. Kam parë se këta muajt e fundit në këtë sallë sa lehte disa e vështirësojnë ndalimin e paqes, duke parë realitetin e sotëm kur bota ka aq shumë nevojë për paqe e për ta ruajtur atë është shumë e vështirë”.
Veseli theksoi se gjykata duhet të bazohet nga realiteti objektiv, dhe se e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia.
Ai thekson se historia e tij është transparente dhe veprimet e tij kanë qenë ligjore.
“Krijimi i kësaj gjykate por mbi të gjitha ajo që duhet të mbizotëroj është realiteti objektiv në të cilin kemi qëndruar ne, e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia dhe se drejtësia mund të vonohet por kurrë të mohohet. Me siguri mund të them se e di kush jam dhe e di çfartë kam bërë, veprimet e mija kanë qenë ligjore, historia ime është transparente, duke mbyllur fjalën time me respekte për të gjithë në këtë sallë, duhet të theksoj se të gjithë jemi qenie humane, beismi im tek e vërteta mbetet i palëkundur dhe duhet t ë besoj fuqishëm se në vendimin tuaj do të mbizotëroj e vërteta paanësia dhe ligji. Duke qenë se dje ka qenë pavarësia, urime pavarësia, zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”.










