Vërshëllima ndaj Xhakës dhe rrjeta të paprekura, mbyllet pjesa e parë në Kosovë-Zvicër

Pjesa e parë në Kosovë-Zvicër është mbyllur me rrjeta të paprekura. Të dy ekipet kanë arritur objektivat e tyre për këto kualifikuese. Zvicra renditet e para dhe shkon direkt në Botëror, Kosova renditet e dyta dhe do të kërkojë Botërorin përmes play-off.

E vetmja mënyrë që Kosova të sigurojë vendin e parë, është një fitore e thellë me 6 gola diferencë. Gjatë pjesës së parë, pati vërshëllima të shumta ndaj Granit Xhakës nga tifozët e pranishëm në “Fadil Vokrri”.

Shkak për këtë është një deklaratë e Xhakës e bërë pak ditë më parë ku u shpreh se Albian Hajdari dhe Leon Avduallhu që lanë Zvicrën për Kosovën, nuk e kishin vendin e sigurt te helvetët dhe ndaj zgjodhën dardanët. Gjithashtu, Xhaka tha se Ardion Jashari është më i mirë se Leon Avdullahu.

Ndërkohë që dy lojatërt e përmendur, pra Hajdari dhe Avdullahu janë lënë në tribuna nga trajneri Franco Foda për shkak kartonësh, për të mos rrezikuar për play-offin.

The post Vërshëllima ndaj Xhakës dhe rrjeta të paprekura, mbyllet pjesa e parë në Kosovë-Zvicër appeared first on Telesport.