Marco Verratti shpjegon arsyet e largimit nga PSG dhe zgjedhjen për të kaluar në Katar: “Kisha nevojë për një sfidë të re, për stimuj të rinj. Doha më ka pëlqyer gjithmonë, ishte një zgjedhje jete dhe jam i lumtur për të”.
Për kampionatin e Katarit: “Është kompetitiv. Vitin e kaluar isha në një tjetër skuadër, Al Duhail, e imja doli e dyta. Qëllimi është të fitojmë kampionatin. Ndryshe nga Europa, këtu edhe kur je në stol nuk ka tension. Ka vetëm buzëqeshje dhe dëshirë për të qenë bashkë”.
Për largimin nga PSG: “Në Paris, të fituarit ishte kthyer në diçka monotone, thuajse pa emocione. Këtu kam rigjetur gëzimin ‘fëmijëror’ të fitores. U tha se ika nga PSG sepse nuk më donte Luis Enrique. Gënjeshtër. Kisha folur me Nasser shumë më parë dhe i kisha thënë që do të largohesha. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira”.
The post Verratti i sinqertë: Te PSG, fitoret ishin bërë monotone. Nuk ika për shkak të Luis Enrique appeared first on Telesport.