Ish-mesfushori Juan Sebastián Verón, në intervistën për “Gazzetta dello Sport” foli edhe për një lojtar që po ngjitet tek Estudiantes de la Plata, klubi ku aktualisht është president: “Kë do t’i këshilloja Interit? Në kampionatin tonë ka shumë djem me potencial.
Ndoshta më mirë të provojnë një rrugë ndërmjetëse në Europë para se të bëjnë hapin e madh. Në ekipin tim po ngjitet një lojtar i jashtëzakonshëm, Mikel Amondarain. Është mesfushor ‘box-to-box’, me perspektivë të shkëlqyer. Sidoqoftë, është ende 20 vjeç, ndaj le t’i japim kohë”.
Për një rikthim të mundshëm në Itali si drejtues: “E vërteta është se këtu jam i lumtur. Është një eksperiencë shumë formuese, sepse ndodhem në krye të një klubi ku tifozët janë anëtarë. Duhet të mësosh të marrësh përgjegjësi. Nëse do të më ofrohej një projekt intrigues, që më përfshin dhe më pasionon, jam gati të ulem dhe të dëgjoj, për sa kohë të jetë një rol vendimtar”.
The post Veron ia sugjeron Interit 20-vjeçarin: “Talent i jashtëzakonshëm”. Pastaj hap dyert e rikthimit të vet në Itali appeared first on Telesport.