Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dalë në mbështetje të protestës së sotme që u mbajt në Hagë të Holandës.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se duhet drejtësi për proceset gjyqësore në Hagë që po zhvillohen nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre.
“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, ka shkruar Vengu në Facebook. /Klankosova.tv