Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha se qeveria nuk e di vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores.
Rodriguez ka kërkuar prova nga SHBA lidhur me jetën e Maduros dhe gruas së tij.
“Ne kërkojmë prova të menjëhershme të jetës nga qeveria e Presidentit Donald Trump në lidhje me jetën e Presidentit Maduro dhe Zonjës së Parë”, tha Rodríguez në një telefonatë audio për televizionin shtetëror VTV Venezuela.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën në mëngjes se SHBA-të kryen një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se Maduro dhe gruaja e tij ishin kapur dhe larguar nga vendi.










