Vendvotimet në restaurane e objekte fetare, VV e çon vendimin e PZAP-së në Supreme

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, që ndaloi votimin në qendrat e identifikuara përmes përfaqësive diplomatike. Sipas partisë, ligji ka lënë hapësira që lejojnë votimin jashtë ambienteve zyrtare, mjafton që këto hapësira të jenë “nën administrim” të përfaqësive.

VV insiston se Ligji për Zgjedhjet jo vetëm nuk e ndalon këtë praktikë, por madje i jep KQZ-së mundësinë të krijojë zona specialë për votuesit jashtë vendit. Për ta bërë argumentin më serioz, partia përmend edhe standardet ndërkombëtare, opinionet e Komisionit të Venecias dhe shembuj nga vende të tjera, si provë se vendvotimet jashtë territorit janë krejt normale dhe të përkrahura.

Në thelb, VV pretendon se çdo gjë ishte në rregull me këto qendra votimi dhe se ndalimi i tyre nuk ka asnjë bazë të fortë.