Vendosi flamurin kombëtar mbi çati, 230 euro gjobë shqiptarit në Mal të Zi

Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi është dënuar me 230 euro për shkak se për festën e Ditës së Flamurit kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e vet.

Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare. I pari i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmes faqes së vet në rrjetin social facebook ka ndarë një fotografi të pagesës së gjobës.

Më poshtë postimi i plotë i z. Gjeloshaj:

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!

Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!

Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!

E përsërisim edhe me këtë rast se nuk mund të na e ndalin përdorimin e simbolit tonë dhe që nuk mund të na dënojnë, sa jemi në gjendje të paguajmë!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,

NGJ