Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla morën pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.
Në një video të postuar në Facebook, Taulant Balla,ka treguar momentin e ceremonisë së vendosjes se bustit të heroit kombëtar në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.
Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS,ndodhen për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati.
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2258841054173867/?t=0