Vendosen shtatoret në Besianë

Shtatoret e dëshmorëve të kombit: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci dhe Edmond Hoxha, kanë arritur nga Tirana në kazermën ushtarake “Adem Jashari” në Prishtinë, ku mëpastaj u vendosën në sheshin e dëshmorëve të kombit në qytetin e Besianës.

Shtatoret u sollen nga FSK-ja, me përcjellje të Policisë Ushtarake të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Investues i tyre është AGJENCIA PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS, e themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Nën përkujdesin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli me 31.01.2018 në ora 12 bëhet prurimi i tyre.