Vendos Xabi Alonso, ky do të jetë 9-shi i Real Madridit për sezonin e ri

Xabi Alonso ka marrë vendimin e parë të vështirë si trajner i Real Madridit. Trajneri bask ka vendosur se cili mes Endrick dhe Gonzalo Garcia do të qëndrojë në ekipin e parë dhe cili do të largohet.

Alonso ka zgjedhur t’i besojë Endrick, duke i dhënë shansin e artë brazilianit të tregojë aftësitë e tij në sulm. Ai do të jetë 9-shi i Real Madridit për sezonin e ri. Kujtojmë se Real Madrid pagoi 60 milionë euro për kartonin e Endrick te Palmeiras, ndërsa Gonzalo Garcia vjen nga ekipi i të rinjve.

Përsa i përket zbulimit të Alonso-s, pra Gonzalo Garcia, sulmuesi do të huazohet në mënyrë të thjeshtë diku tjetër, ku të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe të fitojë përvojën e nevojshme për të qenë gati për ekipin e parë të Real Madrid.

Për 21-vjeçarin ka ofertë konkrete nga Sunderland dhe Leeds United në Premier League, por nuk mungon as interesi nga klubet e La Ligës.

The post Vendos Xabi Alonso, ky do të jetë 9-shi i Real Madridit për sezonin e ri appeared first on Telesport.