Vendos Xabi Alonso, ja kush do t’i ekzekutojë penalltitë te Real Madrid

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat të madh se kush të jetë ekzektuesi kryesor i 11-metërshave, trajneri Xabi Alonso ka vendosur ta zgjidhë këtë problem para se të nisë sezoni.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Xabi Alonso ka vendosur se do jetë Kylian Mbappe, ai i cili do të jetë ekzekutuesi kryesor i penalltive për Real Madrid në sezonin e ri.

Që nga fillimi i karrierës, përfshi këtu dhe ndeshjet me kombëtaren franceze, Mbappe ka ekzekutuar 63 penallti, 50 prej të cilave i ka shndërruar në gol dhe ka humbur 13 prej tyre, me një normë suksesi rreth 79%, duke tejkaluar Vinicius Junior me normë suksesi 66%.

The post Vendos Xabi Alonso, ja kush do t’i ekzekutojë penalltitë te Real Madrid appeared first on Telesport.