Vendos supergoli i Valverde, Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Atletico (video)

Pjesa e parë e derbit madrilen Atletico Madrid-Real Madrid, është 0-1 për “Los Blancos”. Në gjysmëfinalen e madhe të Superkupës së Spanjës, e cila po luhet në Yeddah të Arabisë Saudite, vendosi supergoli i Federico Valverde.

Uruguaiani shënoi një gol spektakolar përmes një goditjeje të fuqishme dënimt nga distanca, duke na kujtuar golat e Roberto Carlos. Në minutat në vijim, Real Madrid pati dy shanse të mira me Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior, por pa gjetur golin.

Në anën tjetër, Atletico Madrid pati shanset e veta me Alex Baena dhe Alexander Sorloth dhe Julian Alvarez, por pa gjetur dot rrjetën, falë edhe një super Thibaut Courtois.

SHIKOGOLIN

The post Vendos supergoli i Valverde, Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Atletico (video) appeared first on Telesport.