Egjipiti ka mundur 1-0 Afrikën e Jugut, në ndeshjen e dytë të grupit B për Kupën e Kombeve të Afrikës. Vendimtar në takimin e sotëm ishte penalltia e Salah në minutën e 44-të.
Sulmuesi i Liverpool e fitoi vetë pas një faulli ndaj tij brenda zonës dhe u tregua i saktë nga 11-metrat. Protesta të shumta nga kundërshtarët për penalltinë, por arbitri i qëndroi besnik vendimit të tij.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Egjipiti mbetet me një lojtar më pak, pasi Mohamed Hany merr kartonin e dytë të verdhë, këtë herë shkeli me takë kundërshtarin dhe la fushën e lojës.
Edhe pjesën e dytë, Egjipiti ishte me një lojtar më pak, arriti të mbronte rezultatin dhe të ruante avantazhin deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Egjipiti kryeson grupin B me 6 pikë, duke siguruar biletën për në raundin tjetër. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Angola barazoi 1-1 ndaj Zimbabwe.
The post Vendos penalltia e disktueshme e Salah, Egjipiti merr fitoren e dytë në Kupën e Kombeve të Afrikës (video) appeared first on Telesport.













