Vendos goli i Raphinha, Barcelona e mbyll në avantazh pjesën e parë në “El Clasico” (video)

Në Jeddah të Arabisë Saudite po luhet finalja e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për katalanasit. “El Clasico” u zhbllokua në minutën e 36-të, nga Raphinha.

Pasi mori një top nga Fermin Lopez, braziliani depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Thibaut Courtois. Që nga fillimi i sezonit 2024/25 deri më tani, Raphinha ka shënuar 48 gola plus ka dhënë 26 asiste në 83 ndeshje. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Barcelonën.

Në pjesën e dytë, pritet të futet Kylian Mbappe. Francezi gjendet në stol, sepse ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi.

Kujtojmë se Barcelona vjen në këtë finale pasi mposhti 5-0 Athletic Bilbao në gjysmëfinale. Ndërsa Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Atletico Madridit.

SHIHGOLIN

The post Vendos goli i Raphinha, Barcelona e mbyll në avantazh pjesën e parë në “El Clasico” (video) appeared first on Telesport.