Vendos goli i Hojlund, Napoli e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video)

Kryesfida e javës së 14-të në Serie A, Napoli-Juventus, është mbyllur 1-0 për vendasit pas 45 minutave të para në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti avantazhin që në minutën e 7-të, ku pas një pasimi të Giovanni Di Lorenzo për David Neres, baraziliani futet bukur në zonë dhe asiston për Rasmus Hojlund, danezi shtyn topin në rrjetë.

Në minutën e 26-të, Napoli i afrohet golit me Di Lorenzo-n, por goditja me kokë e kapitenit grushtohet me vështirësi nga Di Gregorio. Në minutat në vazhdim nuk pati asnjë rrezik serioz për të dyja ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napolin.

SHIHGOLAT

The post Vendos goli i Hojlund, Napoli e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video) appeared first on Telesport.