Ardhja në krye të stolit e Michael Carrick ka dhënë deri tani efekte pozitive te Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë duke fituar 1-0 ndaj Fulham në sfidën që po luhet në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.
Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, Bruno Fernandes kroson në zonë nga goditja e dënimit, Casemiro kërcen mbi mbrojtjen kundërshtare dhe dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për “Djajtë”.
Në dy sfidat e tjera, Nottingham Forest-Crystal Palace, pjesa e parë është mbyllur 1-1. Vendasit gjetën të parët avantazhin me golin e Morgan Gibbs-White, miqtë barazuan shifrat me golin e Ismaila Sarr nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë, pasi Neco Williams largoi topin me dorë nga vija fatale.
Aston Villa-Brentford, pjesa e parë është mbyllur 0-1 për miqtë, të cilët shënuan në fund me Dango Ouattara. Miqtë e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak, pas faullit brutal të Kevin Schade ndaj kundërshtarit, duke e goditur me takë në bark.
The post Vendos goli i Casemiro, Man. United e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Fulham (video) appeared first on Telesport.









