Vendos Dembele, mbyllet pjesa e parë e finales së Superkupës së Francës. PSG në avantazh

Në Kuvajt, luhet finalja e Superkupës së Francës, mes PSG-së dhe Olimpique Marseille. Pjesa e parë e finales është mbyllur 1-0 në avantazhin e parzienëve.

Vendimtar ishte goli i Ousmane Dembele në minutën e 13-të. Fituesi i fundit i “Topit të Artë” shënoi pas një asisti të marrë nga i zakonshmi Vitinha.

Në minutat në vijim, Marseille pati dy mundësi të mira me Emerson dhe Timothy Weah, por marsejezët nuk i shfrytëzuan dot saktë.

The post Vendos Dembele, mbyllet pjesa e parë e finales së Superkupës së Francës. PSG në avantazh appeared first on Telesport.